Avionët turq shkelin hapësirën ajrore të Greqisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i68591-avionët_turq_shkelin_hapësirën_ajrore_të_greqisë
Avionët e Turqisë vazhdimisht shkelin hapësirën ajrore të Greqisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 07, 2018 04:45 Europe/Tirane
  • Avionët turq shkelin hapësirën ajrore të Greqisë

Avionët e Turqisë vazhdimisht shkelin hapësirën ajrore të Greqisë.

Marrëdhënies mes Turqisë dhe Greqisë janë tensionuar së tepërmi, kjo pasi katër avionë luftarakë të Turqisë kanë shkelur hapësirën ajrore greke në Egjeun lindor dhe verior. Mediat greke raportojnë se avionët luftarakë F-16 kanë hyrë në rajonin e informacionit të fluturimit në Athinë rreth orës  11.40. Kjo ka ndodhur në hapësirën ajrore midis Lemnos dhe Lesvos, përpara se të fluturonin mbi ishujt Kalogiri. Ndërsa kanë dalë nga hapësira ajrore greke fiks në orën 12:13. Në fakt, duhet kujtuar se tensionet midis dy vendeve, janë rritur që pas të ashtuquajturit grusht shteti në Turqi, kur katër ushtarë turk kërkuan azil në shtetin fqinj.