Muxhahedinët sulmojnë Top-Channel: U pagua nga Irani...
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i69325-muxhahedinët_sulmojnë_top_channel_u_pagua_nga_irani...
Grupi terrorist MEK që është strehuar prej katër vitesh në Shqipëri ka akuzuar televizionin Top-Channel. Muxhahidinët thonë se TCH është paguar nga regjimi i Teheranit për t’i denigruar.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 17, 2018 17:17 Europe/Tirane
  • Muxhahedinët sulmojnë Top-Channel: U pagua nga Irani...

Grupi terrorist MEK që është strehuar prej katër vitesh në Shqipëri ka akuzuar televizionin Top-Channel. Muxhahidinët thonë se TCH është paguar nga regjimi i Teheranit për t’i denigruar.

Në një deklaratë të lëshuar nga grupin terrorist Organizata Muxhahedine Khalk theksohet se:

“Regjimi që sundon Iranin, është angazhuar për blerjen e një programi televiziv në Top Channel TV në Shqipëri më 12 Shkurt, 2018. Përmbajtja krejtësisht e rreme e këtij programi televiziv është kundër rezistencës iraniane dhe refugjatëve iranianë në Shqipëri. Programi shkel parimet më themelore të paanësisë gazetareske”.

Muxhahedinët sulmojnë Top-Channel: U pagua nga Irani…

Emisioni “Fiks Fare” ka transmetuar intervistat e tre personave që janë prezantuar si ish-pjesëtarë të grupit terrorist MEK.

Ata e kanë akuzuar atë si një organizatë terroriste dhe që përdor dhunën. Në intervistat e publikuara nga “Fiks Fare” jepen akuza të rënda ndaj muxhahedinëve që jetojnë në Shqipëri prej vitit 2014. Por grupi terrorist MEK, në deklaratën e tij pretendon se të intervistuarit nuk janë gjë tjetër vetëm spiunë të njohur. MEK thotë se ata janë agjentë të shërbimit iranian dhe të njohur ndërkombëtarisht si të tillë. Muxhahedinët, akuzojnë ndërkohë edhe brigadën Kods të Gardës Revolucionare të Iranit si aktore në lojë.