Perspektiva e Ballkanit për antarësim në BE
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i69957-perspektiva_e_ballkanit_për_antarësim_në_be
Nga Tirana, Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker bëri të qartë se 2025 nuk do të thotë detyrimisht që Serbia e Mali i Zi do të jenë vende anëtare të Bashkimit Europian. 
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 26, 2018 06:20 Europe/Tirane
  • Perspektiva e Ballkanit për antarësim në BE

Nga Tirana, Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker bëri të qartë se 2025 nuk do të thotë detyrimisht që Serbia e Mali i Zi do të jenë vende anëtare të Bashkimit Europian. 

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Juncker sqaroi se nuk është moment të thuhet se Shqipëria do të trajtohet në mënyrë të pafavorshme.Strategjia vlerëson çdo shtet sipas meritës, dhe për këtë kryeministri Rama me batutë tha në rastin më të mirë do të hyjmë bashkë me Serbinë, në rastin më të keq përpara Serbisë"Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, nuk ka dhënë datë për hapjen  e negociatave të Shqipërisë me BE. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama pas takimit që pati me të në Kryeministri, Juncker vlerësoi reformat dhe nxiti qeverinë të vijojë në këtë rrugë.Juncer nënvizoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të zgjidhin të gjitha konfliktet, përfshirë dhe  ato territoriale, para anëtarësimit në BE. Kryeministri Edi Rama nga ana tjetër theksoi se Shqipëria e meriton votën pro çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Ai tha se të gjitha detyrimet mbetura nga viti 2016 kur KE ka rekomandoi hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE janë përmbushur dhe theksin e vuri tek vettingu por edhe lufta kundër krimit të organizuar.