Delawie: Votoni për ratifikimin e demarkacionit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i71384-delawie_votoni_për_ratifikimin_e_demarkacionit
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës të votojnë për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 20, 2018 14:15 Europe/Tirane
  • Delawie: Votoni për ratifikimin e demarkacionit

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës të votojnë për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Delawie po përcjell nga afër punimet e Kuvendit, prej nga edhe ka adresuar mesazhet e tij politike.

“Sot është një ditë e rëndësishme. Sot Kuvendi i Kosovës ka mundësi që të ecë përtej këtij debati kokëfortë për kufirin dhe të shënojë një fitore për qytetarët”, theksoi Delawie.

“Po aq sa kjo çështje është e rëndësishme për liberalizimin e vizave, aq është e rëndësishme edhe për zgjidhjen çështjes së kufirit me një shtet aleat, miqësor, me një shtet anëtar të NATO-s, me Malin e Zi”, tha Delawie.

“U bëj thirrje të gjithë deputetëve të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes. Abstenimi apo mungesa në sallë paraqet votë kundër marrëveshjes dhe kundër interesave të qytetarëve”, tha ambasadori amerikan.

“Po habitem së tepërmi se me sa shumë mund disa njerëz po punojnë për t’i ndaluar të rinjtë e Kosovës të udhëtojnë të lirë në Evropë. Mos i lini qytetarët në izolim. Votojeni këtë marrëveshje”, theksoi Delawie.