Vetëvrasjet brenda organizatës terroriste MEK
Vajza e re e quajtur Samaneh Bozarganfar, anëtare e kultit Raxhavi (MEK), ka kryer vetëvrasje në Shqipëri.
Fenomeni i vetëvrasjes është pjesë e ideologjisë dhe e formacionit udhëheqës së kultit?
“ Unë në këto ditë si mund ta besoj vdekjen e saj. Nuk flitet për tharjen e një gjetheje,
Vdekja e kanarinës në kafaz nuk është vdekje” Ferejdun Mashiri
Këtu lind një pyetje mjaft e rëndësishme për zotin dhe zonjën Raxhavi. Përse në një organizatë që pretendon për tevhidin, revolucionin dhe islamik demokratik dhe dinjitetin, vihen re të tilla vetëvrasje? Përse numri i vetëvrasjeve brenda organizatës në krahasim me numrin e vetëvrasjeve në Iran që drejtohet nga regjimi i Iranit, është më i madh?
- Samaneh Bozarganfar
Në korrik të vitit 2015, u njoftova për vdekjen e një vajze 23 vjeçare anëtare e MEK në Shqipëri. Z. Flori, punonjës i ministrisë së brendshme të Shqipërisë mua më foli për një nga të larguarit nga organizata dhe tha: Disa ditë më parë një vajzë 19 vjeçare anëtare e MEK ka kryer vetëvrasje.
Mirëpo organizata nuk ka dhënë asnjë lajm apo informacion lidhur me vdekjen e Samaneh Bozarganfar. Në Shqipëri gjithashtu nuk është organizuar asnjë ceremoni për varrimin e saj dhe në sajtin e grupit terrorist MEK përkundër metodës së kaluar ku flitej për anëtarët e vdekur nga sëmundjet apo arsyet e tjera, vdekja e kësaj vajze është kaluar pa zhurmë dhe pas asnjë lajm.
Samaneh Bozarganfar është vajza e Iraxh Bozarganfar i cili pas rrëzimit të Sadamit ka shkuar në Ashraf. Iraxhi në Ashraf asnjëherë nuk është përfshirë gjerësisht në marrëdhëniet e organizatës. Unë për herë të parë atë e kam parë në vitin 2011 në muzeun “Martirët” të kampit Ashraf. U habita që se kisha parë atë deri më tani. Iraxhin e njoha nga fytyra që ishte pjesëtar i familjes Bozarganfar. Vëllai i tij Golam’reza Bozarganfar në rajonin Gohardasht pasi ka kaluar burg të izoluar në vitet 1982-1984. Unë u bëra mik me të në celulën 17. Ai është vrarë në vitin 1988. Karakteristikë e kësaj familjeje është bindja dhe përulja. Këto dy figura ngrinin lart të gjithë familjen. Në grupin MEK janë disa anëtarë të familjes Bozarganfar, të tillë si Ali Bozarganfar dhe vëllai i tij. Kur Farid Falahi u largua nga organizata, ai më tha: Iraxhi nuk është futur në strukturën e organizatës dhe ka jetuar larg lidhjeve strukturore me organizatën. Vajza e tij Samaneh gjithashtu nuk ka qenë pro organizatës. Ajo ishte kundër kësaj organizate dhe donte të dilte prej saj. Në vitin 2017 kam marrë informacione të reja. Z.I që është një prej anëtarëve të vjetër të organizatës dhe që tani është larguar prej saj bisedoi me mua në një kafe në Zogun e Zi në Tiranë.
Kur e pyeta për Samaneh, ai tha; Samaneh Bozarganfar ishte një vajzë e re e cila u soll në organizatë nga familja e saj ( pas rrëzimit të Sadamit). Samaneh dhe disa vajza të tjera nuk ishin pjesë e organizatës, por vishnin po ato rroba dhe për ta ishte përgjegjës një motër që quhej Marjam. Ata jetonin në një vend të ndarë strehimi. Samaneh mori një sëmundje nervore dhe e qëllonte nënën e saj. Edhe zyrtarët e organizatës për Samaneh kanë thënë; Ka vdekur. Unë informacionet që kisha për Samaneh ia dhashë atij dhe ai tha: Ishte vetëvrasje dhe atë në mesnatë e kanë varrosur në varreza. Pas kësaj mora adresën e varrezës nga miku im Z.I dhe shkova atje me taksi. Atë ditë disa anëtare të organizatës ishin duke bërë sport në rrugën që të çonte për tek varrezat. Për shkak të pranisë së tyre nuk arrita të bëjë foto të qarta. Nuk doja që organizata ta kuptonte që unë po mundohesha të zbuloja të vërtetën. Ditën e dytë vetëm një ditë përpara sesa të largoheshim nga Shqipëria dhe të shkonim në Gjermani, shkova tek varrezat dhe bëra foto dhe filmime. Atje ku ndodhej varri iu drejtova çiftit Raxhavi dhe thashë: Përse një vajzë e re si Samaneh duet të kryejë vetëvrasje brenda organizatës tuaj? Kudo që të jeni unë do t’iu ndjek dhe ju duhet të përgjigjeni për krimet tuaja dhe unë popullit do t’i them të gjithë të vërtetën. Fatkeqësisht filmat nuk janë shkarkuar për t’i dërguar me viber motrës time në Kanada.
Ashtu siç thashë edhe më sipër, organizata nuk ka dhënë asnjë lajm apo informacion për vdekjen e Samaneh Bozarganfar dhe në Shqipëri nuk është organizuar asnjë ceremoni varrimi. Në sajtin e MEK përkundër metodave të kaluara nuk është pretenduar se ajo ishte sëmurë apo kishte ndonjë gjë tjetër që e çoi drejt vdekjes. Marjam Raxhavi në këtë rast ka heshtur dhe nuk ka dhënë qoftë edhe një lajm të vogël. Edhe pse për Mirza’agha Pak’niat si një njollë e zezë ka publikuar një mesazh, mirëpo Marjam Raxhavi këtë vdekje dhe vetëvrasje e ka kaluar pa bërë zë.
Zoti dhe zonja Raxhavi!
Liderë të oportunizmit
Në formacionin tuaj çfarë po ndodh që një vajzë 23 vjeçare, në parajsën tuaj të pretenduar që është Ashrafi, merr sëmundje mendore dhe psikologjike? Çfarë i keni bërë kësaj vajze që ajo të detyrohet të kryejë vetvrasje? Përse nuk është bërë asnjë ceremoni, nuk është publikuar asnjë lajm dhe nuk është folur aspak për biografinë e saj dhe në heshtje të plotë e keni kaluar vdekjen e saj?
Përse e fshini vetëvrasjen? Përse i emëroni “ martirë”?
A nuk është turp që të heshtësh rreth kësaj vdekjeje? Në gurin e varrit të saj ishte shkruar një ajet kuranor. Zoti Raxhavi! Ti që anëtarët e organizatës për shkak të leximit të kuranit i ke quajtur oportunistë dhe ishte vetëm e drejtë e jotja që tre ditët e para të mbanit takime për leximin e Kuranit dhe komentimin e tij! Kuptimin e ajetit të shkruar mbi gurin e varrit të Samaneh Bozarganfar, vallë nuk e dini apo nuk e kuptoni? Oportunizmi nuk ka brinja. Ky është. Mbi varrë gjendet edhe vula e organizatës. Ai person që për shkak të keqtrajtimit dhe dhunës që ushtrohet në organizatën e kryesuar nga ju, kryen vetëvrasje, është oportunist?
Znj. Marjam Raxhavi
Jep përgjigje!
Përse e ke fshehur vdekjen e saj e cila ishte anëtare e ushtrisë Çlirimtare?
Përse e fshehe vdekjen e saj dhe nuk ke dhënë asnjë lajm për muxhahedinen martire?
Përse një vajzë re lëvizte e çmendur në organizatën tuaj?
Përse në gurin e varrit të kësaj vajze që ka kryer vetëvrasje është shkruar muxhehdinia martire?
Përgjigju
Çfarë i keni bërë kësaj vajze 19-23 vjeçe, që në kulmin e rinisë të detyrohet të kryejë vetëvrasje?
Mos vallë edhe vetëvrasja e Samaneh Bozarganfar, është imagjinatë e lindur dhe e krijuar nga persona dhe mendje të çmendura ( Siamak Naderi)?
Edhe Samaneh-ja ishte e çmendur dhe ishte ashtu siç kanë kryer vetëvrasje edhe “ Samaneh-të” e tjera?
Përse numri i vetëvrasjeve është 5-10 herë më i lartë në organizatën tuaj sesa tek regjimi i Iranit?
Znj. Raxhavi dhe lidershipi i pastër!
Nëse guxoni listën e atyre që kanë kryer vetëvrasje, publikojeni që populli dhe brezat të informohen.
E vërteta nuk mund të mbulohet me mashtrime dhe trillime dhe ajo nuk mund të fshihet me mbulesa.
Urdhëro, ky është interneti që juve iu vendos përballë gjyqit publik, opinionit të popullit.
Unë vazhdoj të jem gati që të të çoj në Teheran. Të të gjezdis nëpër rrugët e Teheranit në tre-rrugët Azari, Mehrabadin e Jugut, në Nazia’abad dhe atje njerëzit të të pështyjnë.
Znj. Raxhavi
Nesë në ditë në sajtin Mana, publikohet një nga emrat e listës së personave që kanë kryer vetëvrasje në organizatën MEK, do të duhen 70 ditë në vit.
Marjam Raxhavi thotë: Misioni i Khomeinit ishte shkatërrimi i revolucionit dhe ai ka tradhtuar besimin e popullit. Znj. Raxhavi publikoni numrin e të burgosurve, torturat, vrasjet dhe keqtrajtimet që u janë bërë anëtarëve në revolucionin tuaj ideologjik.
Zoti dhe zonja Raxhavi
Nuk na keni lënë asnjë rrugë përveçse të publikojmë të vërtetën për opinionin publik. Ky nuk është krimi im që flas për ju, të këqijat dhe krimet tuaja. Ky është krimi juaj që i keni imponuar rezistencës këtë oportunizëm. Ne nuk duhet të heshtim për atë që ndodh brenda nesh dhe të mbyllim sytë përballë këtij infeksioni që ju i keni futur trupit të rezistencës. Ashtu siç jam larguar nga burgu në vitin 1988 dhe isha dëshmitarë i ngjarjeve të asaj kohe, tani pas 36 vitesh kur kam qenë anëtar i MEK jam dëshmitar i krimeve dhe të këqijave që kanë ndodhur brenda organizatës. Në këtë kohë, për aq sa jam gjallë do të flas për armikun kryesor. Sidomos për arsyen se unë posedoj informacione të veçanta. Unë do të përfundoj së shkruari librin Mana dhe atë do ta publikoj për popullin. Puna ime do të zgjasë 3-4 muaj dhe në të do të publikoj çështjet politike të ideologjisë së kultit. Marjam Raxhavi për të penguar zbulimin e lajmeve dhe informacioneve ka sulmuar fuqishëm televizionin Meihan Tv.
Të dashur lexues dhe miq
Duke qenë se Marjam Raxhavi nuk ka asnjë rrugë për të bllokuar dhe fshehur të vërtetën, nëpërmjet urdhrit saj, Hamid Asadian ( Kazem Mustafa) ka nisur sulmin duke përhapur trillime kundër z. Said Behbahani dhe televizionit Meihan Tv dhe kundër disa personave të tjerë që punojnë për këtë televizion. Aty shtohet edhe emri im dhe që këtej e tutje e vërteta do të gjendet në sajtin Mana dhe kanalin Mihan Tv.
Qëllimi i Raxhavi është zhdukja e zërit të së vërtetës Mana
Sistemi mbrojtës i Raxhavi
Sistemi mbrojtës i Raxhavi është caktuar nga një organ që quhet Rasu. Sistemi mbrojtës i kësaj kafshe është që erën e keqe të vetes ia ngjit të tjerëve deri në atë masë saqë nuk mund të lirohesh prej saj dhe sa më shumë përpiqesh ta eliminosh këtë erë nga vetja, aq më shumë ajo gjallërohet. Kjo është metoda që përdoret për të mbajtur të fshehur të gjitha krimet dhe të këqijat që janë bërë brenda këtyre 40 viteve nga liderja ideologjike.
Siamak Naderi