Kosova pengesë e Serbisë për anëtarësim në BE
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i72204-kosova_pengesë_e_serbisë_për_anëtarësim_në_be
Ministri i Jashtëm, serb Ivica Daçiç deklaroi sot se as që bëhet fjalë që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe që të lejojë atë të ketë një vend në Kombet e Bashkuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 02, 2018 09:06 Europe/Tirane
  • Kosova pengesë e Serbisë për anëtarësim në BE

Ministri i Jashtëm, serb Ivica Daçiç deklaroi sot se as që bëhet fjalë që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe që të lejojë atë të ketë një vend në Kombet e Bashkuara.

Nuk është në interesin tonë që ta ashpërsojmë situatën, citohet të ketë thënë shefi i diplomacisë serbe. “Ne duam që ajo të jetë e qetë dhe të zbatohet marrëveshja e Brukselit, por nga bashkësia ndërkombëtare duhet të tregojë nëse e do Serbinë si partnerë apo si peng të marrëdhënieve të këqija”. Duke shtuar se Beogradi 20 prillin për të parë nëse Prishtina deri më atëherë i përmbush detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin e Komunave serbe, Daçiç theksoi se nëse nuk përmbushën detyrimet, atëherë Serbia do detyrohet të vendosë sesi do të veprojë me tej. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka ofruar shkëmbim territoresh si zgjidhje për çështjen e Kosovës. Këtë e tha ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic. Në një takim të Partisë Popullore, president i së cilës është, Jeremiç deklaroi se presidenti serb ka ofruar jugun e Serbisë në këmbim të veriut të Kosovës, por një gjë të tillë nuk e ka pranuar bashkësia ndërkombëtare. Kjo e fundit sipas mediave serbe nuk ka ofruar asgjë tjetër “përveçse të nënshkruhet marrëveshja me të cilën Kosova do të hynte në OKB’.Jeremiç hodhi poshtë kritikat se gabimet e Serbisë në raport me Kosovën janë bërë para 10 vjetësh, kur ai ishte shef i diplomacisë serbe. Gabimi me i madh sipas tij është bërë në vitet 1998-1999, kur për shkak të politikës së pushtetit të atëhershëm ka pasuar bombardime, dhe më pas tërheqje te Serbisë nga Kosova. “Beogradi i ka përmbushur të gjitha kushtet nga Marrëveshja e Brukselit, por në këmbim nuk ka fituar asgjë, “përveç premtimit për një Asociacion mjaft të dobët, e as ai nuk është zbatuar”, ishin fjalët e Jeremiç. “Pas disfatës së diplomacisë së Qeverisë, vijmë në situatën kur duhet dorëzuar një gjë – vendi i Kosovës në OKB. Kërkesa i është vënë në tryezë Serbisë, përmes marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Jeremiç. Sipas tij, kriminelet që kanë zëvendësuar shtetin në veri të Kosovës, po e shtrijnë ndikimin e tyre edhe në pjesë të tjera të Serbisë. Ndërkaq, Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, një javë përpara kremtimit të Pashkës ortodokse është shprehur se “presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është duke luftuar heroikisht për serbët dhe shtetin tonë në Kosovë e Metohi” dhe se qëndrimi i tij dhe lufta tregojnë se ai e di mirë çfarë është duke bërë. “Unë e kam thënë tashmë, por përsëri dua ta theksoj. Presidenti Vuçiç po lufton si luan dhe në mënyrë heroike për popullin tonë e për shtetin tonë në Kosovë. Unë e përgëzoj për këtë. Të jesh në vendin e tij sot, askush prej nesh nuk mund ta imagjinojë sesa e vështirë është, por sjellja dhe lufta e tij tregojnë se ai e di se çfarë është duke bërë. Ne lutemi që Perëndia ta ndihmojë dhe t’i japë forcë të vazhdojë në këtë betejë të vështirë, por të drejtë”, ka deklaruar Irinej. Patriarku Irinej e ka bërë të shtunën këtë deklaratë, në ambientet e Patriarkanës ku po kremtohej festa e krishterë “E shtuna e Lazarit”. Kohë më parë, Patriarku serb Irinej ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe është unike lidhur me dialogun e brendshëm që po zhvillohet në Serbi, për Kosovën.