Këtë herë Gjuriç me leje në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i72540-këtë_herë_gjuriç_me_leje_në_kosovë
Këtë herë Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, do ta vizitojë sot Kosovën me leje.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 07, 2018 13:16 Europe/Tirane
  • Këtë herë Gjuriç me leje në Kosovë

Këtë herë Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, do ta vizitojë sot Kosovën me leje.

Vizita e Gjuriçit është lejuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Gjatë vizitës në Kosovë do të qëndrojë mesnatën e së shtunës edhe në Manastirin e Bansjksës në Zveçan, ku do të marrë pjesë në Liturgjinë e festës së Pashkëve. Më 26 mars Marko Gjuriç u arrestua në veri të Mitrovicëse për hyrje ilegale në Kosovë. Ai pastaj u soll në Prishtinë dhe më pas u dëbua nëpërmjet Pikës Kufitare Merdar. Arrestimi i Gjuriåit shkaktoi tensione mes Kosovës e Serbisë.