Edhe në Parlamentin Evropian mësohen të vërtetat mbi Moxhahedin-e Khalk
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i73280-edhe_në_parlamentin_evropian_mësohen_të_vërtetat_mbi_moxhahedin_e_khalk
Më datë 10 Prill 2018 në Parlamentin Evropian është mbajtur konferenca me temë “Kërcënimi i grupit terrorist MEK në Shqipëri”, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të shoqërisë civile nga Shqipëria dhe nga vende të ndryshme evropiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 17, 2018 09:47 Europe/Tirane
  • Edhe në Parlamentin Evropian mësohen të vërtetat mbi Moxhahedin-e Khalk

Më datë 10 Prill 2018 në Parlamentin Evropian është mbajtur konferenca me temë “Kërcënimi i grupit terrorist MEK në Shqipëri”, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të shoqërisë civile nga Shqipëria dhe nga vende të ndryshme evropiane.

Pjesëmarrësit e kësaj konference kanë folur në lidhje me rrezikun e grupit terrorist MEK në Shqipëri si dhe mbi të kaluarën e këtij grupi terrorist. Uebsajti eureporter.co ka prezantuar disa intervista me disa nga pjesëmarrësit e konferencës “Kërcënimi i grupit terrorist MEK në Shqipëri”. Në këtë konferencë ka prezantuar Anne Khodabandeh, e cila pasi është ndarë nga ky grup, për një periudhë të gjatë e ka sfiduar atë duke kërkuar debat publik, në mënyrë që të sqarojë faktin nëse ajo është agjente apo nëse grupi MEK është grup terrorist. Në pyetjen “pse jeni këtu sot në këtë konferencë”? Ajo thotë: “Unë kam ardhur sot këtu për të folur në takimin me titull “Kërcënimi i grupit terrorist MEK në Shqipëri”, ne do të përpiqemi të shqyrtojmë dhe të gjejmë mënyrat për zgjidhjen e problemit. Opinioni im është të prezantojë se ky grup tani për 20 vite është një kult, dëshirojë t’a shoh nga aspekti i të drejtave të njeriut, unë e njoh anëtarësinë e këtij grupi dhe presionin e madh, për shkak të kontrollit të rreptë të lidershipit. Ne kemi kontaktuar me familjarët e këtyre njerëzve të cilët dëshirojnë të vendosin kontakte, por pjesëtarët e MEK nuk pranojnë shumicën e kontakteve. MEK kërcënon demokracinë brenda vetes për shkak të mënyrës së operimit të tyre në parlamente, në media. Prezantimi im sot ishte përpjekja për të prezantuar në lidhje me numrin e pjesëtarëve të këtij grupi, kush janë ata, sa janë ata, të demonstroj mbi atë se sa janë ata, sepse çdo kush që fliste sot, pra pjesëmarrësit e këtij takimi interesoheshin kush jam unë, a jam agjente e Iranit dhe unë ju thosha se nëse unë do të kisha punuar për Iranin, do të isha burgosur që tani. Grupi MEK paraqet rrezik, sepse ne nuk e dimë se kush janë ata? MEK nuk ka një identitet, ata që kanë bërë krime, të gjykohen, nuk kanë ndonjë status legal në Shqipëri.  Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, ky vend nuk mund të jetë vetëm dhe ky vend nuk mund të abuzohet nga një grup mbi të cilin askush nuk ka kontroll”, ka thënë  ndër të tjera znj. Anne Khodabandeh.

Kurse një pjesëmarrës tjetër nga Shqipëria, analisti Olsi Jazexhi, i cili ka qenë po ashtu i ftuari i kësaj konference, në pyetjen e reporterit të BE se cili ka qenë interesimi mbi ngjarjen e organizuar? Ai ka thënë: “Unë jam i specializuar në çështjet mbi reformimin e islamit në Evropë, radikalizmin, çështjet mbi terrorizmin islamik dhe mbi situatën dhe historinë e Lindjes së Mesme. Sot unë isha i ftuar nga anëtarja e PE znj. Ana Gomes si një ekspert për të folur në lidhje me situatën e Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri”. Ndërkaq, në pyetjen tjetër se sa është e rrezikshme kjo organizatë në Shqipëri, z. Jazexhi ka thënë: “Organizata është shumë e rrezikshme në Shqipëri, sepse ne duhet të rikujtojmë se në Evropën juglindore apo në Ballkan kemi një valë të madhe të radikalizimit të myslimanëve nga 2011-2017, shumë myslimanë evropianë i janë bashkuar xhihadistëve në Siri. Ndërsa në po të njëjtën periudhë kanë ardhur edhe pjesëtarët e MEK, po ashtu si një organizatë radikale, ku edhe emri i tyre është “Moxhahedin”, që synojnë të bëjnë xhihad dhe që nga koha e ardhjes në Shqipëri, ata e kanë sulmuar shoqërinë civile, lirinë e mediave dhe kanë një organizim të mbyllur që askush nuk e di se kush janë, çfarë bëjnë. Kurse problemi më i madh që ne kemi me ata është implikimi legal që ata kanë në Shqipëri, për faktin se Shqipëria ka një Kod Penal që dënon njerëzit që bëjnë thirre për terrorizëm dhe kjo organizatë është ajo që bën një gjë të tillë kohë pas kohe...” ka thënë ndër të tjera z. Jazexhi.

Ndërkaq Ana Gomes, deputete e Parlamentit Evropian, e cila ka qenë edhe mikpritëse e kësaj konference, ka thënë se organizimi i këtij takimi është bërë për faktin se kjo problematikë nuk e prek vetëm Shqipërinë, një vend i cili është në procesin e negociatave për anëtarësim në BE, por edhe vendet fqinje si dhe kjo gjë padyshim se reflekton edhe mbi ne.

Edhe Patricia Lalonde, deputete e Parlamentit Evropian, është shprehur e shqetësuar se si disa pjesëmarrës tjerë të këtij takimi janë shprehur kundër Ana Gomes dhe kundër saj për qëndrimin e tyre kundër MEK, dhe kjo sipas saj nuk përkon me standardet e demokracisë. Sipas saj, ata të cilët janë shprehur kundër, janë duke e përkrahur një organizatë terroriste, ata nuk janë duke përkrahur vlerat demokratike.