Përplasje në partinë aleate të Zaevit, kush do të marrë kreun?
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i74286-përplasje_në_partinë_aleate_të_zaevit_kush_do_të_marrë_kreun
Partia e Re Social Demokrate (PRSD-NSDP) e cila është një subjekt i formuar në vitin 2005 pas ndarjes nga LSDM tanimë po përballet me përplasje të brendshme se kush do të marrë drejtimin e partisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 30, 2018 07:02 Europe/Tirane
  • Përplasje në partinë aleate të Zaevit, kush do të marrë kreun?

Partia e Re Social Demokrate (PRSD-NSDP) e cila është një subjekt i formuar në vitin 2005 pas ndarjes nga LSDM tanimë po përballet me përplasje të brendshme se kush do të marrë drejtimin e partisë.

Ky subjekt politik vazhdon të udhëhiqet nga politikani veteran Tito Petkovski, ndërsa po ky sërish është propozuar për një mandat të ri në Kongresin që do të zhvillohet më 13 maj. Nga ana tjetër, një kandidat tjetër Lubomir Josifovski po synon marrjen e kreut të saj. Josifovski një kuadër i ri i kësaj partie thotë se kryetari veteran po i bën pengesa dhe se ai kërkoi që të shkojë në pension për shkak të moshës së thyer, ndërsa partia të drejtohet nga kuadro të reja. Josifovski është një biznesmen i njohur, por edhe deputet i PRSD./Telegrafi/