Kosova gati për liberalizimin e vizave
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i74584-kosova_gati_për_liberalizimin_e_vizave
Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj takoi sot delegacionin e BE-së për vlerësim të progresit në fushën e sundimit të ligjit, të udhëhequr nga Simon Mordue, zëvendës drejtor gjeneral në Drejtorinë e Përgjithshme për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 03, 2018 16:22 Europe/Tirane
  • Kosova gati për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj takoi sot delegacionin e BE-së për vlerësim të progresit në fushën e sundimit të ligjit, të udhëhequr nga Simon Mordue, zëvendës drejtor gjeneral në Drejtorinë e Përgjithshme për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi.

Haradinaj paraqiti të arriturat e Qeverisë në sundim të ligjit, respektivisht përmbushjen e të gjitha kritereve në fushën legjislative, ku theksoi punën e cila është bërë në procesimin e ligjeve të nevojshme të pakos për sundim të ligjit, siç janë ai për parandalimin e konfliktit të interesit, prokurorinë e shtetit, azilin dhe të huajt, financimin e partive politike etj, dhe projektligjet e fushës së luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, siç janë Ligji i Agjencisë Kundër Korrupsion, deklarimin e aseteve, mbrojtjen e informatorëve dhe autorizimeve të shtuara për konfiskim. Kryeministri potencoi se Kosova është gati për liberalizimin e vizave.