Thaçi i shpreh ngushëllime familjes Trena
May 07, 2018 19:22 Europe/Tirane
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas gjetjes së trupit të pajetë të policit Armend Trena.
Thaçi përmes një postimi në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjes Trena, miqve dhe kolegëve të tij. Ky është reagimi i plotë i Thaçit: “Fatkeqësia e dy policëve të rënë në lumin Lepenc i ka prekur gjithë qytetarët e vendit. Pas gjetjes së trupit të pajetë të policit Armend Trena, familjes Trena, miqve dhe kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet më të thella. Institucionet dhe Policia e Kosovës do ta ruajnë gjithmonë kujtimin për Malsorin dhe Armendin"
Tags