“Të ndërpriten bisedimet Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit”
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i74938-të_ndërpriten_bisedimet_maqedoni_greqi_për_çështjen_e_emrit
Ministrit të Punëve të Jashtme (MPJ) të Greqisë, Nikos Kotzias, i kërkohet që të ndërpresë të gjitha bisedimet për çështjen e emrit të Maqedonisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 08, 2018 11:36 Europe/Tirane
  • “Të ndërpriten bisedimet Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit”

Ministrit të Punëve të Jashtme (MPJ) të Greqisë, Nikos Kotzias, i kërkohet që të ndërpresë të gjitha bisedimet për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Kjo kërkesë vjen nga Lidhjet greke Gjithmaqedonase në Botë, që ishin pjesë e protestës në Selanik dhe Athinë, me moton “Në mbrojtje të emrit Maqedonia”. 

Ata konsiderojnë se me këto bisedime nënçmohet dinjiteti i grekëve në tërë botën, prandaj bisedimet duhet të marrin fund, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, Kotzias duhet ta merr parasysh vendimin e takimit të liderëve të vitit 1992, dhe mospajtimin e popullit grek që emri “Maqedonia” të mos ekzistojë në emrin e “vendit fqinj qendror-ballkanik”.

Letra është nënshkruar nga organizata greke në SHBA, Australi, Kanadë, Afrikë dhe Greqi./Telegrafi/