Shuhen shpresat e kosovarëve për liberalizimin e vizave
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i75208-shuhen_shpresat_e_kosovarëve_për_liberalizimin_e_vizave
Nënkryetari i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, ka thënë se nuk mund të japë asnjë datë konkrete, apo të tregojë se a do të bëhet shpejtë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 12, 2018 08:31 Europe/Tirane
  • Shuhen shpresat e kosovarëve për liberalizimin e vizave

Nënkryetari i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, ka thënë se nuk mund të japë asnjë datë konkrete, apo të tregojë se a do të bëhet shpejtë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Megjithatë, ai shtoi se kosovarët nuk duhet drejtuar gishtin kah asnjë shtet anëtar i BE-së duke ua hedhur fajin, sepse në ndonjë rrethanë të caktuar, lypen votat edhe të këtyre shteteve.

Andaj, sipas tij, nuk është mirë që të flitet kundër asnjë shteti të Bashkimit Evropian.

Wieland këto komente i dha sot në Drenas ku edhe u shpall qytetar nderi i kësaj komune. /klankosova/