“11 pikat” e planit të Washingtonit, shuajnë shpresat e Serbisë për Kosovën
(last modified Sat, 12 May 2018 17:24:09 GMT )
May 12, 2018 19:24 Europe/Tirane
  • “11 pikat” e planit të Washingtonit, shuajnë shpresat e Serbisë për Kosovën

Mediat serbe kanë publikuar, siç thuhet, “11 pika kyçe” të dokumentit të titulluar “Plani i mbështetjes së integrimit ndërkombëtar të Kosovës”, i cili u miratua në Washington nga vendet e QUINT-it (SHBA, Gjermania, Franca, Britania dhe Italia).

Sipas mediave serbe, në pikat e miratuara në mënyrë të detajuar është hartuar plani i pavarësisë së plotë të Kosovës dhe ndarja e Serbisë dhe Rusisë. Pika kryesore të “letrës së Washingtonit”, janë sovraniteti i plotë i Kosovës dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara, pastaj presioni mbi të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, dhe lobimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të hiqen krejtësisht,  apo të mbyllen për opinion mbledhjen e rregullta Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Në letër potencohet edhe qëllimi për të shuar çdo nismë për ndarjen e Kosovës, marrja e çfarëdo kompetencash të mundshme ekzekutive të Bashkësisë së Komunave Serbe, pranimi i Kosovës në Interpol, UNESCO, Këshill të Evropës, Organizatën Botërore të Doganave, si dhe presionit ndaj vendeve të cilat mendojnë për të tërhequr njohjen e Kosovës. Ndër pikat e këtij plani, sipas mediave serbe,  është edhe  shtimi i kushtëzimit ndaj Serbisë për hapjen e kapitujve në bisedimet me BE-në,  presioni në vendet fqinje për të hapur mosmarrëveshjet bilaterale me Serbinë, veçanërisht rreth kufijve… si dhe ‘tjerrja’ e aferave kundër presidentit Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, si dhe ndarja më e madhe mjeteve për korpusin e organizatave joqeveritare të cilat kundërshtojnë autoritetet në Serbi. Sipas medias serbe takimi i vendeve të QUINT-it  u mbajt në ditën e paradës ushtarake në Moskë, kurse disa detaje të këtij plani i ka zbuluar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, kurse disa segmente me të “vështira” kanë rrjedhur nga qarqet diplomatike. Siç thuhet,  Daçiq, ka thënë se para hartimit të planit është krijuat një trup i veçantë – Grup Punues për njohjen dhe pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, kurse takimin e ka kryesuar Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Matthew Palmer, kurse dokumenti është hartuar në bashkëpunimi me Katherine Bondi, një zyrtare në zyrën për Kosovën në Departamentin e Evropës Juglindore dhe Qendrore pranë byrosë së Departamentit të Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë.

 

Tags