Komandanti i Bondstillit i gëzuar që do shkojë në Serbi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i75370-komandanti_i_bondstillit_i_gëzuar_që_do_shkojë_në_serbi
Komandanti i bazës ushtarake amerikane në Kosovë e njohur me emrin Bondstil, koloneli me origjinë serbe, pret zgjidhje të problemeve me mjete politike.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 13, 2018 21:25 Europe/Tirane
  • Komandanti i Bondstillit i gëzuar që do shkojë në Serbi

Komandanti i bazës ushtarake amerikane në Kosovë e njohur me emrin Bondstil, koloneli me origjinë serbe, pret zgjidhje të problemeve me mjete politike.

Komandanti i bazës ushtarake Bondstil, koloneli amerikan me origjinë serbe Nick Ducich, ka vlerësuar se situata në Kosovë është e qetë dhe stabile. Në një intervistë për “Veçernje Novosti” të Beogradit Ducich ka thënë se ushtarët e KFOR-it po bëjnë gjithçka për të garantuar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes së banorëve të Kosovës. Ducich në intervistë ka folur edhe për kontaktet e tij të vazhdueshme me pjesëtarët e minoritetit serb në Kosovë, për të cilët ka thënë se ua di hallet e përditshme, si dhe për vizitën e parë që gjatë Pashkëve ortodokse para një muaji ia bëri Dioqezës së Pejës. Ai thotë se i është gëzuar shumë kësaj vizite, ku është mahnitur “për tërë jetën” nga Dioqeza e Pejës, si dhe takimeve me politikanët, kryetarët e komunave dhe njerëzit e rëndomtë. Ducich ka theksuar se, gjithashtu, u gëzohet edhe vizitave të ardhshme, që do t’i bëjë së shpejti, në Serbinë qendrore, ku edhe një herë do të takohet me përfaqësues të Ushtrisë së Serbisë.