Erdogan tregon fuqinë e tij të madhe në Sarajevë
Presidenti turk Erdogan me bashkëshorten e tij Eminen ishte në veturë, derisa truprojat vraponin pas veturës.
Gjithë bota u mahnitë me skenën kur 12 truproje vraponin rreth veturës së liderit koreanoverior Kim Jong-un më 27 prill të këtij viti. Ai me këtë rast kishte takim me presidentin e Koresë Jugore, dhe ky takim u shënua si historik.
Për shumë njerëz dukej çuditshëm, mirëpo kjo është mjaftë e zakonshme në mes të liderëve të shteteve, transmeton Insajderi.com.
Kështu që kjo skenë u përsëritë edhe të dielën gjatë vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Bosnje dhe Hercegovinë. Skena e këtij lloji u shfaqë gjatë shkuarjes së tij në takim me kryesuesin e Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës Bakir Izetbegoviq.
Pamje të ngjashme qytetarët kanë pas mundësi t’i shohin kur Erdogan e braktisi Ilixhën pas vizitës së Universitetit Ndërkombëtar të Sarajevës, ku i është ndarë titulli Honoris Causa.