Gjendet trupi i pajetë në lum (FOTO)
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i76320-gjendet_trupi_i_pajetë_në_lum_(foto)
Në ujërat e lumit Vardar në fushat e fshatit Saraçinë në komunën e Zhelinës, mëngjesin e sotëm është gjetur një trup i pajetë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 24, 2018 11:35 Europe/Tirane
  • Gjendet trupi i pajetë  në lum (FOTO)

Në ujërat e lumit Vardar në fushat e fshatit Saraçinë në komunën e Zhelinës, mëngjesin e sotëm është gjetur një trup i pajetë.

Trupi është i gjinisë mashkullore ende nuk është identifikuar, ndërsa supozohet se bëhet fjalë për një person të moshës 93-vjeçare, i cili është denoncuar si i zhdukur 10 ditë më parë në fshatin Strimnicë, njofton TetovaSot.

“Jemi me dy ekipe në vend ngjarje për të ndihmuar” thekson për TetovaSot, komandanti i zjarrfiksave, Uka Aliti 

Policia po e siguron vendin dhe më pas do të kryhejnë hetimin për të zbardhur identetin e plotë të viktimës.

Ky është vendi ku është gjetur trupi i pajetë i të moshuarit nga Strimnica./TetovaSot