MPB-ja e Serbisë: Shqiptarët deshën ta promovojnë UÇK-në në Beograd
Vendimin që të ndalen artistët shqiptarë nga Kosova dhe të mos kalojnë vijën kufitare me Serbinë, me mbishkrime dhe logo të UÇK-së, e ka marrë Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga kjo ministri.
Aty ndër tjera thuhet se, “ministri nuk ka lejuar që në Beograd kinse nën petkun e artit të promovohet UÇK-ja”. “Vendimin e ka marrë ministri Stefanoviq, dhe fjala është për fotografinë me logo të UÇK-së”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë. Fotografia është dashur të ekspozohet në kuadër të festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”, që fillon sonte në Beograd, por që e cila ka shkaktuar reagime të shumta tek institucionet e Serbisë.