Kosovarët sivjet lëvizin pa viza, krijohet Ushtria, Kosova në Interpol
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i77030-kosovarët_sivjet_lëvizin_pa_viza_krijohet_ushtria_kosova_në_interpol
Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryenegociator i Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, u ka dhënë shpresë të madhe kosovarëve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 02, 2018 19:44 Europe/Tirane
  • Kosovarët sivjet lëvizin pa viza, krijohet Ushtria, Kosova në Interpol

Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryenegociator i Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, u ka dhënë shpresë të madhe kosovarëve.

Sipas tij, sivjet Kosova do të arrijë liberalizimin e vizave, krijimin e Ushtrisë, etj. Postimi i plotë i Arifit:

– Sivjet: Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në BE

– Sivjet: Kosova do të krijojë ushtrinë e vet

– Sivjet: Kosova do të jetë anëtari më i ri i Interpolit

– Sivjet: Do të korrigjohet kufiri me Malin e Zi

Ky vit dhe vite të tjera janë të Kosovës. Nuk do të ndalet Kosova në rrugën e zhvillimit dhe progresit.