Tre vende frenojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i77440-tre_vende_frenojnë_hapjen_e_negociatave_me_shqipërinë
Sipas informacioneve të agjencisë Reuters, janë tri vende momentalisht që e bëjnë të pasigurt hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 07, 2018 14:49 Europe/Tirane
  • Tre vende frenojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë

Sipas informacioneve të agjencisë Reuters, janë tri vende momentalisht që e bëjnë të pasigurt hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ato janë Franca, Holanda dhe Danimarka. Prandaj është e paqartë, nëse Komisioni Europian do të japë dritën e gjelbër në samitin e BE në fund të qershorit, thuhet jo vetëm nga qarqe të KE, por edhe të qeverisë gjermane. Brenda Berlinit ka zëra kritikë për qëndrimin e Macron se nuk po e dallon rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e Europës, vëren Reuters. Për Macron nuk ka interes aq zgjerimi, se sa forcimi i bashkëpunimit brenda BE dhe vendeve të eurozonës. Ndërsa në Bruksel thuhet se “Macron ka ndjesinë, se do t’u hapte krahun djathtistëve në politikë, sepse për Shqipërinë mendohet menjëherë për kriminalitetin e organizuar”, shkruan Reuters. Edhe qeveria holandeze e argumenton qëndrimin e saj kundër menjëherë me frikërat e brendshme. Komisioni Europian kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, sepse dy vendet i kanë përmbushur formalisht kriteret dhe BE duhet t’i qëndrojë fjalës së saj. Por edhe në Gjermani ka dyshime lidhur me hapjen e negociatave brenda Unionit konservator. Reuters shkruan se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm, Heiko Mass, socialdemokrat janë megjithatë për hapjen e negociatave. Nga qarqet qeveritare thuhet se bëhet fjalë për fillimin dhe jo përmbylljen e negociatave që zgjasin me vite.