Lobe Log: Amerika do ta detyrojë Shqipërinë të pranojë ISIS-in
Rrjeti informativ Lobe Log shkruan se Amerika do të detyrojë qeverinë shqiptare që të pranojë anëtarët e grupit terrorist ISIS.
Ky rrjet informativ në një artikull të titulluar “ Pas pranimit të MEK, Amerika do të detyrojë Shqipërinë të pranojë ISIS-n”, rrjeti shkruan: Shqipëria është kthyer në një qendër pajtimi për ata pjesëtarë të ISIS që janë kthyer në vendet e Ballkanit. Lobe Log shton se Shqipëria edhe më herë ka pranuar persona të padëshiruar. Në vitin 2005, Amerika në Shqipëri transferoi 5 të burgosur të Guantanamos ndërsa nga viti 2013 e deri në vitin 2016 ka dërguar më shumë se 2900 pjesëtarë të grupit terrorist dhe radial MEK. Siç shkruan rrjeti Lobe log, aktualisht qeveria e Donald Trump do ta detyrojë Shqipërinë që të pranojë terroristët e dështuar të ISIS të cilët vijnë nga Ballkani. Disa lajme thonë se pjesëtarët e ISIS janë transferuar në disa nga ndërtesat e grupit terrorist MEK në Tiranë. Lobe Loge shkruan se ashtu siç MEK është përdorur si mjet nga Amerika për të ushtruar presione mbi iranian, edhe pjesëtarët e mbetur të ISIS duke u ritrajnuar mund të kthehen në mjet dhe forca të ngjashme kundër vendeve të tjera.