Protesta në Shkup kundër ndryshimit të emrit
Në Shkup janë zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës protesta për të kundërshtuar marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit.
Me këngë patriotike maqedonase dhe thirrje ofenduese kundër qeverisë protestuesit qëndruan para kuvendit të Maqedonisë kundër ndryshimit të emrit. Protesta u thirr nga grupi i tifozëve Komiti, grup i afërt me politikat e qeverisë së kaluar, VMRO-BDI. Presidenti i Maqedonisë duke deklaruar se nuk e pranon marrëveshjen me Greqinë për emrin, theksoi: “Teksti i marrëveshjes është kapitullim për Maqedoninë, a është patriotizëm të ndryshohet preambula, a është dinjitoze të informohet të gjithë anëtarët e NATO-s dhe OKB-së se keni ndryshuar emrin, a është dinjitoze të pranohen të gjitha kërkesat e Greqisë?". "Republika Maqedonisë e humb sovranitetin e saj.BE dhe NATO nuk guxon të jenë alibi për marrëveshje të keqe. Ftoj popullin të mos frikësohen, rruajeni idealin tonë të mospëruljes. Nuk do të nënshkruaj marrëveshje me një tekst të këtillë”, përfundoi Gjorge Ivanov.