Kotzias: Pas Shkupit, problemet do t’i zgjidhim edhe me Shqipërinë
“Kemi përfunduar problemet irredentiste me Shkupin”, ka thënë sot në Moskë shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias duke shtuar se në radhë është zgjidhja e problemeve me Shqipërinë.
Kotzias, pas marrëveshjes ndërmjet Shkupit e Athinës për emrin e Maqedonisë, ka thënë “ se e kemi zgjidhur problemin që në fakt ka qenë i vjetër 70 vjet”. “Është pjesë e kulturës së rajonit tonë që të grindemi rreth emërtimeve. Me këtë marrëveshje e kemi zgjidhur problemin e irredentizmit që ka ekzistuar aty”, citon agjencia serbe e lajmeve Beta të ketë thënë ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë. Ai ka shtuar se pasi ky problem është zgjidhur, në radhë janë çështjet e pazgjidhura me Shqipërinë. "Problemet do t’i zgjidh para se të shkoj në pushim. Nëse nuk i zgjidh, nuk ka pushim”, ka thënë Kotzias.