Vuçiq: Çështja e Maqedonisë dhe e Kosovës nuk mund të krahasohen
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i77958-vuçiq_Çështja_e_maqedonisë_dhe_e_kosovës_nuk_mund_të_krahasohen
Zgjidhja e kontestit për emrin e një shteti, siç është rasti me Maqedoninë, mund të krahasohet me problemin e Kosovës, deklaroi sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 14, 2018 14:42 Europe/Tirane
  • Vuçiq: Çështja e Maqedonisë dhe e Kosovës nuk mund të krahasohen

Zgjidhja e kontestit për emrin e një shteti, siç është rasti me Maqedoninë, mund të krahasohet me problemin e Kosovës, deklaroi sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për qëndrimin e tij në lidhje me marrëveshjen për kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe nëse për shkak të këtij rasti mund të pritet trysni ndaj Beogradit për marrëdhëniet me Kosovën dhe BeH, Vuçiq tha se këto janë çështje që nuk mund të krahasohen. “Mos krahasoni problemin e një emri, a do të quhet Serbi e Vjetër, Serbi Veriore ose Jugore, me problemin e Kosovës, ku kemi problem me mbi një milion njerëz dhe 10.000 kilometra katrorë sipërfaqe të diskutueshme”, deklaroi Vuçiq, duke shprehur shpresë se edhe për çështjet mes Serbisë dhe Kosovës mund të ketë zgjidhje. Nxitës  për këtë pyetje të gazetarëve ka qenë deklarata e mëhershme e vetë presidentit serb se pret trysni të madhe, nga jashtë dhe brenda, me qëllim të dobësimit të pozitës së Serbisë në negociatat me Kosovën, për shkak të pamundësisë për arritje të marrëveshjes.