Ndërron jetë Hilmi Haradinaj
Qershor 17, 2018 03:30 Europe/Tirane
Pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë vet kryeministri i Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook. Haradinaj ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën (18 qershor) në Gllogjan. Më poshtë postimi i plotë i kryeministrit:
Të dashur miq,
Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 qershor ora 14, në Gllogjan. Të ndjerit Dritë i pastē shpirti!
RH
Tags