Thaçi dhe Rama në Ankara  për Erdoganin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i79225-thaçi_dhe_rama_në_ankara_për_erdoganin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, janë takuar në Ankara, ku do marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 09, 2018 14:43 Europe/Tirane
  • Thaçi dhe Rama në Ankara  për Erdoganin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, janë takuar në Ankara, ku do marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Me ftesë të presidentit turk, Thaçi dhe Rama janë duke qëndruar në Ankara, ku sonte pritet të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të presidentit turk. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë 22 krerë shtetesh, 28 kryeministra dhe kryetarë të parlamenteve dhe sekretarët e përgjithshëm të gjashtë organizatave ndërkombëtare. Ceremonia e inaugurimit do të mbahet pasi Erdogan paraprakisht të japë betimin në Kuvendin turk. Pas ceremonisë, presidenti Erdogan do të shtrojë një darkë për liderët mysafirë. Po ashtu, përmes një konference për media, Erdogan do të shpalosë edhe kabinetin presidencial.