Kosovës i hapet rruga drejt BE-së
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i79400-kosovës_i_hapet_rruga_drejt_be_së
Procesi i ri i vendimmarrjes në Bashkimin Evropian, i paralajmëruar nga Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të mund të shkurtojnë rrugën e integrimeve evropiane për Kosovën.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Korrik 14, 2018 14:54 Europe/Tirane
  • Kosovës i hapet rruga drejt BE-së

Procesi i ri i vendimmarrjes në Bashkimin Evropian, i paralajmëruar nga Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të mund të shkurtojnë rrugën e integrimeve evropiane për Kosovën.

Siç shkruan gazeta serbe “Vecernje Novosti”, mekanizmi, sipas të cilit, për disa hapa të caktuar drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian nuk do të jetë i nevojshëm konsensusi i të gjithë anëtarëve të Unionit, mund të përdoret  nga shtete të caktuara për të përshpejtuar rrugën evropiane të Kosovës, pavarësisht qëndrimit të vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Gazeta, megjithatë, përkujton se për anëtarësim në BE do të mbetet kushti, që për këtë nevojitet pajtimi i të gjitha vendeve anëtare. Megjithatë, rregullat e reja do të mund të përdoren në mënyrë që Kosova të mund të avancojë drejt BE-së, pavarësisht qëndrimit të pesë shteteve, që nuk e kanë  njohur atë. Vendim për koncesione të caktuara ndaj Kosovës mund të bëhet pa pëlqimin e shteteve që nuk e njohin Kosovën.