Armët serbe po u shiten dhe  falen organizatave terroriste afrikane
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i79629-armët_serbe_po_u_shiten_dhe_falen_organizatave_terroriste_afrikane
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ) shpreh shqetësimin mbi publikimin e dëshmive bindëse nga Organizatat kredibile ndërkombëtare, siç është Amnesty International se armatimi i prodhuar në shtetin serb vazhdon të përdoret nga disa shtete afrikane, “të cilat bëjnë shkelje sistematike të të drejtave të njeriut dhe madje përdoren edhe nga luftëtarët e Organizatës Terroriste Boko Haram”.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 22, 2018 19:24 Europe/Tirane
  • Armët serbe po u shiten dhe  falen organizatave terroriste afrikane

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ) shpreh shqetësimin mbi publikimin e dëshmive bindëse nga Organizatat kredibile ndërkombëtare, siç është Amnesty International se armatimi i prodhuar në shtetin serb vazhdon të përdoret nga disa shtete afrikane, “të cilat bëjnë shkelje sistematike të të drejtave të njeriut dhe madje përdoren edhe nga luftëtarët e Organizatës Terroriste Boko Haram”.

Në një deklaratë të kësaj ministrie theksohet se ministria e Punëve të Jashtme apelon Komunitetin Ndërkombëtar që të rrisë kontrollin, verifikimin dhe mbikëqyrjen e sjelljeve dhe veprimeve të tilla të shtetit serb në kontinentin afrikan, të cilat në mënyrë të tërthortë i kontribuojnë abuzimeve të të drejtave themelore të njeriut dhe kërcënimit serioz të paqes dhe sigurisë. Ministria vlerëson se Serbia përdorë shitjen dhe faljen e armëve si mjet për pengimin e njohjes së Kosovës. Të dielën, Amnesty International tha për BIRN (Balkan Investigative Reporting Network) se Kameruni ka përdorur armët serbe në një model të "shkeljeve sistematike" të të drejtave të njeriut dhe i ka bërë thirrje Serbisë të pezullojë eksportin e armëve në shtetin afrikan. Sipas të dhënave nga Traktati i OKB-së për Tregtinë e Armëve, Kameruni ka qenë një nga përfituesit më të mëdhenj të armëve serbe që nga viti 2013.