Haradinaj: Me pas mundësi, deri në Nish shkojmë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i79869-haradinaj_me_pas_mundësi_deri_në_nish_shkojmë
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka deklaruar se sikur pozita, ashtu edhe opozita nuk kanë vullnet që Kosova të del humbëse në Bruksel, por nëse nuk bashkohen, do t’i krijohet favor institucioneve të Serbinë mbi Kosovën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 30, 2018 14:58 Europe/Tirane
  • Haradinaj: Me pas mundësi, deri në Nish shkojmë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka deklaruar se sikur pozita, ashtu edhe opozita nuk kanë vullnet që Kosova të del humbëse në Bruksel, por nëse nuk bashkohen, do t’i krijohet favor institucioneve të Serbinë mbi Kosovën.

“Po shihet hapur që shqetësimi i të gjithë neve është se cili do të jetë epilogu i asaj marrëveshje finale. Dikush po thotë ka vija të kuqe, dikush po thotë nuk ka vija të kuqe. Por ne të gjithë e dimë çka mendon Serbia për ne dhe të gjithë ne mendojmë për ta njëjtë, se me pas mundësi deri në Nish shkojmë, por edhe për disa kolegë të mi patriotë folklorist që po flasin sot me pas çliruar vet dhe me ia vendos çizmen në kufi me kohë, nuk i kishim këto tema në tavolinë, por është dashur t’ia lejojmë të fuqishmëve me na ndihmuar për ta hequr Millosheviqin nga këtu“, tha ai.