Thaçi uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
“Të gjithë besimtarëve të besimit islam ua uroj festën e Kurban Bajramit. Uroj që mirësia, urtësia, harmonia, paqja dhe uniteti përherë të mbretërojnë në familjet tona dhe më gjerë, si vlera universale të njerëzimit”, ka shkruar Thaçi. Edhe në Shqipëri, besimtarët myslimanë kremtojnë të martën festën e Kurban Bajramit. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka uruar këtë festë simbol të sakrificës. Ai shprehet se Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit, Krijuesit të Gjithësisë e ku besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar më të afërmit, me fqinjët dhe njerëzit në nevojë. Ndërkohë është publikuar dhe programi ku falja e namazit bëhet në orën 07.00 në sheshin Skënderbej, dhe para tij do të zhvillohet ceremonia me lexim të kur’anit, ligjërata dhe përshëndetje.