Beograd: Dy të vdekur në Bibliotekën Kombëtare
Gusht 24, 2018 14:40 Europe/Tirane
Dy persona kanë vdekur në Bibliotekën Kombëtare në kryeqytetin serb, Beograd, bën të ditur policia serbe, si pasojë e helmimit me gaz.
Rreth 50 persona u evakuuan nga ndërtesa e bibliotekës pasi u shfaq era e rëndë e gazit. Bëhet e ditur se dyoksidi i karbonit është shkaktar i vdekjes së dy shtetasve serbë, të cilët ishin punëtorë të mirëmbajtjes në bibliotekë. “Tashmë është e qartë se ata vdiqën nga helmimi me gaz”, ka thënë ministri i Kulturës së Serbisë, Vladan Vukosavljeviq.
Tags