Beograd: Dy të vdekur në Bibliotekën Kombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i80531-beograd_dy_të_vdekur_në_bibliotekën_kombëtare
Dy persona kanë vdekur në Bibliotekën Kombëtare në kryeqytetin serb, Beograd, bën të ditur policia serbe, si pasojë e helmimit me gaz.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 24, 2018 14:40 Europe/Tirane
  • Beograd: Dy të vdekur në Bibliotekën Kombëtare

Dy persona kanë vdekur në Bibliotekën Kombëtare në kryeqytetin serb, Beograd, bën të ditur policia serbe, si pasojë e helmimit me gaz.

Rreth 50 persona u evakuuan nga ndërtesa e bibliotekës pasi u shfaq era e rëndë e gazit. Bëhet e ditur se dyoksidi i karbonit është shkaktar i vdekjes së dy shtetasve serbë, të cilët ishin punëtorë të mirëmbajtjes në bibliotekë.  “Tashmë është e qartë se ata vdiqën nga helmimi me gaz”, ka thënë ministri i Kulturës së Serbisë, Vladan Vukosavljeviq.