Gjermania skeptike për ndryshimin e kufijve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i81161-gjermania_skeptike_për_ndryshimin_e_kufijve
Ambasadori i ri i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë e Kosovës është vendimtar dhe ai do t’i kontribuonte stabilitetit në rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 15, 2018 18:21 Europe/Tirane
  • Gjermania skeptike për ndryshimin e kufijve

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë e Kosovës është vendimtar dhe ai do t’i kontribuonte stabilitetit në rajon.

Por, ka shtuar ai se Gjermania është skeptike rreth spekulimeve për ndryshimin e kufijve. 

Schieb për gazetën serbe “danas” ka thënë se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës ka sjellë njëfarë përparimi që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetarët në Serbi e Kosovë.

“Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë: Serbia mund të hyjë në Bashkimin Evropian vetëm pasi t’i zgjidhë marrëdhëniet me Kosovën. Jemi shumë skeptikë rreth ndryshimit të kufijve sipas vijave etnike. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, këto ditë, disa herë është deklaruar rreth kësaj çështjeje”, tha Schieb. telegrafi