Zbulohen ndihmat e Arabisë Saudite për grupin terrorist MEK
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i81270-zbulohen_ndihmat_e_arabisë_saudite_për_grupin_terrorist_mek
Një prej sajteve në Jordani, duke cituar burime nga disa prej anëtarëve të grupit terrorist MEK i stacionuar në Shqipëri, ka zbuluar ndihmat financiare të Arabisë Saudite për këtë grup terrorist dhe ka thënë se Riadi i ka dhënë 3 ton flori këtij grupi terrorist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 19, 2018 05:34 Europe/Tirane
  • Zbulohen ndihmat e Arabisë Saudite për grupin terrorist MEK

Një prej sajteve në Jordani, duke cituar burime nga disa prej anëtarëve të grupit terrorist MEK i stacionuar në Shqipëri, ka zbuluar ndihmat financiare të Arabisë Saudite për këtë grup terrorist dhe ka thënë se Riadi i ka dhënë 3 ton flori këtij grupi terrorist.

Sajti informativ www.albawaba.com, në Jordani ka nxjerrë një artikull ku flet për mbështetjen financiare të regjimit Al Saud të Arabisë Saudite ndaj grupit terrorist MEK. Artikulli konfirmon sasinë e mbështetjes financiare të Arabisë Saudite për grupin terrorist MEK, Masud Khodabane një prej ish anëtarëve të grupit terrorist MEK i cili ka qenë përgjegjëse për çështjet e sigurisë së grupit në një intervistë për www.albawaba.com, thotë se në vitin 1989 ai së bashku me Masud Raxhavi ish kreu i grupit terrorist MEK, i shoqëruar nga një eskortë e Sadam Huseinit, kanë shkuar në Arabinë Saudite dhe në kohën e kthimit nga kjo vizitë me vete kanë marrë 3 ton flori dhe 4 çanta me ora Rolex. Ky ish anëtar i grupit MEK ndër të tjera thotë: Këto dhurata i janë dhënë grupit terrorist MEK nga autoritete të sigurisë së Arabisë Saudite si Turki bin Fejsal al-Saud ish kreu i shërbimit informativ të Arabisë Saudite dhe nga mbreti Abdullah bin Abdul’aziz. Floriri dhe sendet e tjera me vlerë janë shitur në tregun e zi në Aman, kryeqytetin e Jordanisë, nëpërmjet një tregtari saudit dhe pagrata e nxjerra nga kjo tregti janë transferuar në llogaritë e grupit terrorist MEK. Arabia Saudite prej vitesh është një prej mbështetësve kryesorë financiare për grupin terrorist ISIS në rajon dhe sot ajo plotëson nevojat e këtij grupi me pajisje ushtarake dhe armatime. Grupi terrorist MEK që nga vigjilja e revolucionit islamik në Iran e deri më sot është përgjegjës për vrasjen dhe martirizimin e 17 mijë qytetarëve iranianë.