Moska: Perëndimi ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i81722-moska_perëndimi_ndërhyn_në_punët_e_brendshme_të_maqedonisë
Rusia akuzon Perëndimin se ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë, duke kritikuar thirrjet për "po" në referendumin e fundit, i cili dështoi për shkak të pjesëmarrjes së ulët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 04, 2018 16:37 Europe/Tirane
  • Moska: Perëndimi ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë

Rusia akuzon Perëndimin se ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë, duke kritikuar thirrjet për "po" në referendumin e fundit, i cili dështoi për shkak të pjesëmarrjes së ulët.

Moska e konsideron këtë ndërhyrje në punët e Brendshme. "Përkundër faktit që politikanët kryesorë në BE dhe në vendet anëtare të NATO-s haptazi i kërkuan qytetarëve maqedonas të votonin në favor, për të cilën, ne besojmë se është një praktikë krejtësisht e papranueshme, e gjithë kjo përfundoi me dështim", tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova. Pavarësisht dështimit të referendumit, Zakharova tha se NATO-ja e vlerësoi atë si sukses, duke i premtuar Shkupit anëtarësim në organizatë në fillim të vitit të ardhshëm. "Vazhdimi i ndërhyrjes së jashtme në punët e brendshme të Maqedonisë është evidente, qëllimi është i qartë - ta fusësh Shkupin në aleancë me çdo kusht", tha ajo, duke shtuar se mendimi i më shumë se gjysmës së qytetarëve të Maqedonisë, përfshirë presidentin e vendit - i cili është kundër marrëveshjes - "nuk merret parasysh".