Merkel refuzoi propozimin e Serbisë për Kosovën
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i81819-merkel_refuzoi_propozimin_e_serbisë_për_kosovën
Raportuesi i Serbisë në Parlamentin Evropian, David McAllister ka kërkuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel të pranojë një zgjidhje për problemin e Kosovës të propozuar nga Serbia.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 08, 2018 09:07 Europe/Tirane
  • Merkel refuzoi propozimin e Serbisë për Kosovën

Raportuesi i Serbisë në Parlamentin Evropian, David McAllister ka kërkuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel të pranojë një zgjidhje për problemin e Kosovës të propozuar nga Serbia.

E përditshmja serbe ‘Blic’, duke iu referuar burimeve nga qarqet diplomatike në Berlin, thotë se McAliister është takuar me kancelaren gjermane dhe ka shprehur pikëpamjet e tij mbi këtë çështje të ndjeshme.

Sipas gazetës, McAllister ka thënë se marrëveshja duhet të mbështetet nga të dyja palët, mirëpo kancelarja e ka hedhur poshtë këtë propozim pa menduar, transmeton lajmi.net.

Tutje, në artikull thuhet se pritej që Angela Merkel pasi ka marrëdhënie të mira më presidentin serb, Aleksandar Vuçiq do ta mbështesë një marrëveshje mes dy palëve, kjo nuk ka ndodhur.

Rënia e referendumit në Maqedoni ka tronditur Merkelin, ndërsa ajo ndjen ‘frikë’ edhe nga ngjarjet në Republikën Serbe dhe zgjedhjet e përgjithshme në Bosnje e Hercegovinë të cilat u mbajtën të dielën, përfundon ‘Blic