Avokati i Trump mbron përsëri grupin terrorist MEK
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i82509-avokati_i_trump_mbron_përsëri_grupin_terrorist_mek
Rudy Giuliani, me anë të një mesazhi ka këshilluar autoritetet amerikane që të mbështesin grupin terrorist MEK.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 30, 2018 08:25 Europe/Tirane
  • Avokati i Trump mbron përsëri grupin terrorist MEK

Rudy Giuliani, me anë të një mesazhi ka këshilluar autoritetet amerikane që të mbështesin grupin terrorist MEK.

Avokati personal i presidentit Donald Trump, me anë të një mesazhi edhe një herë ka mbështetur grupin terrorist MEK dhe ka pretenduar se ky grup terrorist ka mbështetje të brendshme. Giuliani i cili është akuzuar nga mediat amerikane se për të marrë pjesë në takimet e grupit terrorist MEK ka marrë me mijëra dollarë nga ky grup, në mesazhin e tij ka thënë se MEK është opsion zëvendësues për sistemin politik aktual në Iran dhe nga autoritetet amerikane ka kërkuar që ta mbështesin këtë grup terrorist. Edhe më herët avokati i Donald Trump ka mbështetur ndryshimin e sistemit politik në Iran dhe ka pretenduar se një ditë ky sistem do të ndryshojë. Mesazhi i avokatit të Trump, publikohet në kohën kur qeveria amerikane ka deklaruar se nuk kërkon ndryshimin e sistemit në Iran por kërkon ndryshimin e sjelljes së Iranit. Agjencia Daily 20, javën e kaluar duke u bazuar në burime të mirë informuara ka njoftuar se në vitin 2017 ekipi i Donald Trump është takuar me ish funksionarë të Arabisë Saudite me të cilët ka diskutuar për nisjen e punës për ndryshimin e sistemit në Iran nëpërmjet presioneve mediatike, politike dhe të informimit.