Djegia e flamurit kombëtar, Tirana thërret ambasadoren e Greqisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i82563-djegia_e_flamurit_kombëtar_tirana_thërret_ambasadoren_e_greqisë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e ka thirrur sërish ditën e sotme ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Eleni Surani pas ngjarjeve të fundit në Athinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2018 15:43 Europe/Tirane
  • Djegia e flamurit kombëtar, Tirana thërret ambasadoren e Greqisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e ka thirrur sërish ditën e sotme ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Eleni Surani pas ngjarjeve të fundit në Athinë.

“Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Greqi, duke nisur nga alarmi për bombë pranë Ambasadës e Shqipërisë në Athinë, djegia e bizneseve shqiptarë, protesta para ambasadës dhe konsullatës shqiptare si dhe djegia e flamurit kombëtar shqiptar”, thuhet në njoftim. MEPJ bën të ditur se ambasadores iu kërkua distancimi dhe në të njëjtën kohë, dënimi nga ana e autoriteteve greke ndaj këtyre akteve të rënda që cenojnë klimën e marrëdhënieve miqësore mes fqinjëve. MEPJ nënvizoi gjithashtu nevojën që autoritetet greke të marrin masat e duhura për të garantuar jetën dhe pronën e shtetasve shqiptarë me banim në Greqi.