Eurodeputetja qipriote, e padëshiruar në Shqipëri
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar në Bularat gjatë ceremonisë mortore të ektremistit grek, duke e cilësuar sfidë ndaj sigurisë publike.
Ministria e Jashtme njoftoi se mes 52 personave non grata, është dhe deputetja ekstremiste Eleni Theocharous. Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme i propozoi Ministrise se Bredshme shpalljen non grata (person u padeshirueshem ne Shqiperi) te eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous pas bashkeveprimit nderinstitucional dhe pas vlerësimit te kryer nga institucionet e specializuara. Në deklaratë ministrisë së Jashtme nënvizohet se "Shfaqja e orkestruar si një provokim agresiv ne Bularat, e cila e ktheu një ceremoni mortore në një manifestim sfidues ndaj rendit kushtetues, sigurisë e qetësisë publike të Republikës së Shqipërisë, me thirrje ekstremiste, nxitje të urrejtjes dhe thirrje për përçarje mes qytetarëve shqiptarë me kombësi shqiptare e greke, ishte e papranueshme për shtetin e për shoqërinë shqiptare. Informohet se autoritetet shqiptare janë mbështetur në mekanizma tërësisht ligjor për adresimin e problematikës së kesaj situate në mbrojte rendit kushtetues, sigurisë kombëtare, qetësisë publike dhe pacenueshmerise në asnjë lloj forme të tërësisë territoriale të Republikes së Shqipërisë.