Eurodeputetja qipriote, e padëshiruar në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i82845-eurodeputetja_qipriote_e_padëshiruar_në_shqipëri
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar në Bularat gjatë ceremonisë mortore të ektremistit grek, duke e cilësuar sfidë ndaj sigurisë publike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 10, 2018 16:03 Europe/Tirane
  • Eurodeputetja qipriote, e padëshiruar në Shqipëri

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar në Bularat gjatë ceremonisë mortore të ektremistit grek, duke e cilësuar sfidë ndaj sigurisë publike.

Ministria e Jashtme njoftoi se mes 52 personave non grata, është dhe deputetja ekstremiste Eleni Theocharous. Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme i propozoi Ministrise se Bredshme shpalljen non grata (person u padeshirueshem ne Shqiperi) te eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous pas bashkeveprimit nderinstitucional dhe pas vlerësimit te kryer nga institucionet e specializuara. Në deklaratë ministrisë së Jashtme nënvizohet se "Shfaqja e orkestruar si një provokim agresiv ne Bularat, e cila e ktheu një ceremoni mortore në një manifestim sfidues ndaj rendit kushtetues, sigurisë e qetësisë publike të Republikës së Shqipërisë, me thirrje ekstremiste, nxitje të urrejtjes dhe thirrje për përçarje mes qytetarëve shqiptarë me kombësi shqiptare e greke, ishte e papranueshme për shtetin e për shoqërinë shqiptare. Informohet se autoritetet shqiptare janë mbështetur në mekanizma tërësisht ligjor për adresimin e problematikës së kesaj situate në mbrojte rendit kushtetues, sigurisë kombëtare, qetësisë publike dhe pacenueshmerise në asnjë lloj forme të tërësisë territoriale të Republikes së Shqipërisë.