Prapaskena e transferimit të grupit terrorist MEK në Shqipëri
Middle East Eye në një raport të saj të publikuar me titull: "Pse grupi terrorist MEK ndërton kamp në Shqipëri?" ka shkruar se ky grup terrorist nuk ka kurrfarë pozite në Iran dhe në mesin e qytetarëve të këtij vendi.
Faqja informative Parstoday njoftoi se "Middle East Eye" në një artikull të autorit Belen Fernandez me titull: "Pse grupi terrorist MEK ndërton kamp në Shqipëri?", ka shkruar: "Shteti i Shqipërisë që ndodhet në rajonin e Ballkanit aktualisht ka pranuar grupin terrorist MEK. Ditmir Bushati, ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, në fillim të muajit shtator ka zhvilluar një vizitë në Izrael për të marrë pjesë në një takim në lidhje me luftën kundër terrorizmit. Amerika në vitin 2012, ka hequr emrin e grupit terrorist MEK nga lista e organizatave terroriste. Ky grup brenda në Iran dhe në mesin e qytetarëve të këtij vendi nuk ka kurrfarë pozite. Izraeli gjithashtu shumë mirë ka treguar hipokrizinë e vet në luftën kundër terrorizmit. Izraelitët nga njëra anë kryejnë terror dhe krime kundër palestinezëve dhe nga ana tjetër organizojnë takime për luftën kundër terrorizmit. Shqipëria gjithashtu nuk ka ndonjë të kaluar të shkëlqyeshme në luftën kundër terrorizmit. Ky vend aktualisht ka vendosur selinë e këtij grupi terrorist në territorin e vet. Grupi terrorist MEK i cili në vitin 2012, i është hequr emri i tij nga lista organizatave terroriste e Departamentit Amerikan të Shtetit, gjatë periudhës së agresionit ushtarak të Irakut kundër Iranit në vitet 1980-ta, ka bashkëpunuar me ish-diktatorin e regjimit Ba'th, Sadam Husejnin dhe pikërisht për këtë arsye nuk ka kurrfarë pozite në mesin e qytetarëve iranianë.
Ky grup terrorist gjithashtu ka kryer sulme terroriste të shumta brenda në territorin e Iranit dhe pikërisht kjo çështje është bërë shkak që ky grup terrorist të humbë tërësisht pozitën e vet në mesin e qytetarëve iranianë. Pavarësisht kësaj se ky grup terrorist gati është hedhur tërësisht në një qoshe, por është në vëmendje të Uashingtonit. Mbështetje e Amerikës ndaj këtij grupi terrorist, ka ekzistuar gjithnjë edhe para heqjes së emrit të këtij grupi nga lista e organizatave terrorist të DASH. Gjatë viteve 2013-2016, disa mijëra persona anëtarë të këtij grupi terrorist, me ndihmën e Amerikës, nga kampi i tyre në Irak janë transferuar në një kamp në Shqipëri. Aktualisht, ky grup terrorist është vendosur në një bazë e mbrohet nën masa shumë të rrepta dhe ndodhet në rajonin e Manzës afër qytetit të Dursit. Mirëpo pyetja që shtrohet këtu është kjo që pse Tirana dhe Shqipëria janë zgjedhur për këtë operacion? Me fjalë të tjera mund të thuhet se për superfuqitë botërore nuk është punë shumë e vështirë që një vend të vogël si Shqipëria që shumë herë ka mbetur në harresë, ta vendosin nën presion. Shqipëri deri në vitin 1990 konsiderohej një vend i izoluar dhe tani ky vend synon që duke fituar pëlqimin e fuqive botërore, të shfaqet në skenën ndërkombëtare. Për shembull, Shqipëria emrin e një rruge të kryeqytetit të vet e ka emëruar me emrin "Xhorxh Bush". Gjithashtu në Fushë Krujë ka ngritur bustin e Xhorxh Bush ndërsa në Sarandë ka ngritur bustin e Hilary Clinton. Në rajonin Kamëz gjithashtu një bulevard është emëruar me emrin "Donald Trump". Gjithashtu Donald Trump është shpallur qytetar nderi i Shqipërisë. Gjithashtu këtë vit në Shqipëri është përuruar edhe busti memorial i Shimon Peres, kriminelit izraelit të luftës. Shqipëria në të kaluarën në luftërat e Irakut dhe Afganistanit gjithashtu ka ndihmuar Amerikën. Ky vend ishte shndërruar edhe në një vend për të mbajtur të burgosurit e burgut famëkeq të Guantanamos. Mbështetja e Amerikës, Izraelit dhe Arabisë Saudite në bazë të kësaj, nuk është për të çuditur se Shqipëria ka pranuar që në mënyrë të përhershme të bëhet seli e grupit terrorist MEK (Muxhahedine Khalk). Duhet patur parasysh se Shqipëria është në qendër të vëmendjes së boshtit Amerikë-Izrael-Arabi Saudite. Thuhet se ky bosht shuma të mëdha parash ka vendosur në dispozicion të këtij grupi terrorist. Me hyrjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, duket se ky grup terrorist ka marrë një shpirt të ri. Në një raport të muajit shtator të publikuar në programin televiziv të Channel4, Lindsy Hilsum, gazetarja e njohur angleze, së bashku me ekipin e saj ka vizituar kampin e këtij grupi në Shqipëri i cili është duke u ndërtuar në rajonin e Manzës. Forcat e sigurisë të pranishme në këtë zonë menjëherë kanë ndërhyrë dhe kanë ndalur këtë gazetare dhe ekipin e saj dhe pastaj i kanë akuzuar për spiun dhe agjent të Iranit. Ata nuk i kanë lejuar ekipin e gazetares që të filmojë në zonën rreth kampit. Hilsum ka thënë se politikanë të ndryshëm të Amerikës për një periudhë shumë të gjatë po mbështesin grupin terrorist MEK (Muxhehdine Khalk). Ajo shton se aktualisht është krijuar një linjë e kontaktit mes këtij grupi terrorist dhe Shtëpisë së Bardhë. John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare i Amerikës, Rudi Giuliani, ish-avokat i Trump, kanë qenë prej figurave amerikane të cilët kanë mbajtur fjalime në tubimet e këtij grupi terrorist. Grupi terrorist MEK (Muxhahedin Khalk) kanë një të kaluar të gjatë në kryerjen e torturave, burgosjes dhe shtypjen e atyre anëtarëve të vet të cilët janë distancuar dhe larguar nga rruga e preferuar e këtij grupi terrorist. Kjo çështje tregon se grupi terrorist MEK në asnjë mënyrë nuk është një grup demokratik dhe as përkrahës i demokracisë. Politika e shkurorëzimit të detyrueshëm anëtarëve e cila është zbatuar nga grupi terrorist MEK dhe po vazhdon akoma të zbatohet, shtron këtë pyetje se ky grup terrorist në çfarë mënyrë mund të shtojë gjeneratën e anëtarëve. Një prej ish-anëtarëve të këtij grupi terrorist i cili ka arritur të ndahet dhe arratiset nga ky grup, në një intervistë që ka bërë me Hilsum në Shqipëri, ka thënë se anëtarët e grupit terrorist MEK ishin të detyruar të shkruajnë të gjitha ndjenjat dhe mendimet që mund të kenë gjatë ditës rreth marrëdhënieve seksuale dhe pastaj këto mendime dhe ndjenja të shkruara t'i raportojnë në mënyrë të hapur para kolegëve të tyre.