MPJ reagon ndaj deklaratës së BE-së për Ushtrinë e Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i83868-mpj_reagon_ndaj_deklaratës_së_be_së_për_ushtrinë_e_kosovës
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, i është përgjigjur zëdhënëses së BE-së rreth transformimit të FSK-së në Ushtri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2018 13:36 Europe/Tirane
  • MPJ reagon ndaj deklaratës së BE-së për Ushtrinë e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, i është përgjigjur zëdhënëses së BE-së rreth transformimit të FSK-së në Ushtri.

Maja Kociancic, duke komentuar këtë proces të arritur sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë se Bashkimi Evropian pret që Kosova të vazhdojë të mbajë detyrimet e saj sipas Marrëveshjes së Parë të arritur në Bruksel në prill të vitit 2013 dhe aranzhimet e saj të sigurisë. 

“Kuvendi i Kosovës miratoi sot një legjislacion mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ashtu si NATO, Bashkimi Evropian vazhdon të ndajë qëndrimin se mandati i FSK-së duhet të ndryshohet vetëm përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe gradual në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Kociancic.

E lidhur me këtë, përcjell Telegrafi, Ministria e Jashtme i është përgjigjur: “E nderuar Maja,… mandati i FSK-së është përcaktuar me ligj, jo me kushtetutë. Ne sugjerojmë që ta lexoni me kujdes Kushtetutën e Kosovës”.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë thënë sot po transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovë në Forca të Armatosura. /Telegrafi/