Vazhdon protesta e studentëve në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i84021-vazhdon_protesta_e_studentëve_në_shqipëri
Protesta ka hyrë në ditën e saj të 15. Studentët kanë vendosur që edhe sot të bojkotojnë mësimin, ndërsa kanë lajmëruar që të mblidhen në orën 10:00 tek korpusi universitar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 19, 2018 06:15 Europe/Tirane
  • Vazhdon protesta e studentëve në Shqipëri

Protesta ka hyrë në ditën e saj të 15. Studentët kanë vendosur që edhe sot të bojkotojnë mësimin, ndërsa kanë lajmëruar që të mblidhen në orën 10:00 tek korpusi universitar.

Njëkohësisht në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Shkencave Sociale po zhvillohen tryeza studentore bashkëbisedimi për të diskutuar ecurinë e aksionit të protestës. Një studente tha për Ora News se kryeministri Rama nuk është i mirëpritur. "Kjo është tryeza e dytë dhe organizohet nga vetë studentët.  Edhe pedagogët janë të mirëpritur. Nëse Rama vjen në takimin tonë, do ta bojkotojmë, sepse ai nuk është i mirëpritur kurrë", tha një studente për Ora News. Ndërkohë nuk ka një organizim nga studentët e Mjekësisë. Studentët e Shkencave Sociale do të nënshkruajnë një peticion që bojkoti në universitete të vazhdojë edhe pas festave. "Aty ku nisi historia e arsimit Shqiptar. Aty per te vene me shpatulla pas murit te gjithe bashkefajtoret e ketij sistetemi Arsimor! Korpusi eshte godina e pare universitare e ngritur, pra perfaqeson UT nga e cila dolen te gjithe universitetet e tjera. Aty duhet te jemi te gjithe me te bashkuar se kurre per te cuar zerin tone ne veshin e te gjithe FAJTOREVE!", thuhet në njoftimin e studentëve në rrjetet sociale. Ndërkohë të tjerë studentë kanë lajmëruar se do të mblidhen në tryeza diskutimi, për të vendosur për ecurinë e aksionit të tyre. Njoftimet janë bërë në rrjetet sociale duke vendosur hashtagun "Rama nuk je i mirëpritur"./Oranews/