Mbështetja e BE-së për protesta anti-qeveritare në Bosnje
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i84237-mbështetja_e_be_së_për_protesta_anti_qeveritare_në_bosnje
Zyra e BE në kryeqytetin e Bosnje dhe Herzegovinës përmes një deklarate, ka mbështetur protestat anti-qeveritare në vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2018 15:37 Europe/Tirane
  • Mbështetja e BE-së për protesta anti-qeveritare në Bosnje

Zyra e BE në kryeqytetin e Bosnje dhe Herzegovinës përmes një deklarate, ka mbështetur protestat anti-qeveritare në vend.

Pas protestave të mbajtura të martën në dy qytete kryesore të Bosnje dhe Herzegovinës, BE ka kërkuar sqarime nga policia e këtij vendi në lidhje me arrestimin e një perosni i cili kërkonte informacione rreth vdekjes së djalit të tij. Policia e Republikës Serbe e arrestoi dje në mëngjes në Banja Llukë, Davor Dragiçeviqin, babai i djalit të vrarë David Dragiçeviq, gjë që shkaktoi protesta ashpra në atë qytet, por edhe në Bosnje e Hercegovinë më gjerë. Janë arrestuar disa anëtarë të cilët janë mbledhur rreth grupit e “Drejtësi për Davidin në mesin e të cilëve është edhe nëna e Davidit, Suzana Radanoviq dhe disa zyrtarë të partisë. Pas gjendjes së jashtëzakonshme në Sheshin e Krajinës dhe përleshjet midis policisë dhe qytetarëve të mbledhur. në mbrëmje qindra njerëz kanë protestuar në mënyrë paqësore në parkun “Petar Koçiq”, prej ku kordoni i policisë së Republikës Serbe i ka dëbuar së shpejti.