Taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës “e përjetshme”
(last modified Tue, 01 Jan 2019 19:45:30 GMT )
Janar 01, 2019 20:45 Europe/Tirane
  • Taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës “e përjetshme”

Në konferencën përmbyllëse për këtë vit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, të hënën tha se “ nëse Serbia nuk ndryshon qëndrimin karshi Kosovës, taksa do të mbetet përjetësisht.

Taksa, sipas tij, mund të largohet brenda ditës, vetëm nëse Serbia njeh pavarësinë e Kosovës. Me gjithë thirrjet për heqjen e taksës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdimisht ka përsëritur qëndrimin e tij, se “ taksa nuk do hiqet, pavarësisht se kush është kryeministër apo ministër i Tregtisë, deri sa Serbia të njoh pavarësinë e Kosovës”. Haradinaj, ka thënë se Beogradi zyrtar që nga anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm e ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s. “Prej kur ekziston CEFTA, Serbia vazhdimisht i ka vendos Kosovës barriera jo tarifore, e ka kontestuar origjinën e mallit dhe vetvetiu produktet “Made in Kosova” e kanë pasur të vështirë të hyjnë në tregun serb”, ka thënë Haradinaj. Shteti i Serbisë duke shfrytëzuar këtë marrëveshje ka qenë një ndër vendet e para me produktet e saja në tregun e Kosovës. Rreth 1.2 milionë euro vetëm gjatë një ditë ka qenë vlera e mallrave nga Serbia që kanë hyrë në territorin e Kosovës, apo deri në 440 milion euro në vit. Haradinaj, ka thënë se Beogradi zyrtar që nga anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm e ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s. “Prej kur ekziston CEFTA, Serbia vazhdimisht i ka vendos Kosovës barriera jo tarifore, e ka kontestuar origjinën e mallit dhe vetvetiu produktet “Made in Kosova” e kanë pasur të vështirë të hyjnë në tregun serb”, ka thënë Haradinaj. Shteti i Serbisë duke shfrytëzuar këtë marrëveshje ka qenë një ndër vendet e para me produktet e saja në tregun e Kosovës. Rreth 1.2 milionë euro vetëm gjatë një ditë ka qenë vlera e mallrave nga Serbia që kanë hyrë në territorin e Kosovës, apo deri në 440 milion euro në vit.

 

Tags