Irinej: Kosova është ekzistenca e popullit serb
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i84588-irinej_kosova_është_ekzistenca_e_popullit_serb
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) Irinej në urimin për Kërshëndellat ka theksuar se serbëve në Kosovë po u merret edhe e drejta elementare për jetën e dinjitetshme të njeriut ndërsa liria e popullit serb në këtë vend nuk është e mundur, transmeton Koha.net.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 07, 2019 13:59 Europe/Tirane
  • Irinej: Kosova është ekzistenca e popullit serb

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) Irinej në urimin për Kërshëndellat ka theksuar se serbëve në Kosovë po u merret edhe e drejta elementare për jetën e dinjitetshme të njeriut ndërsa liria e popullit serb në këtë vend nuk është e mundur, transmeton Koha.net.

Sipas tij, këtë e dëshmon vënia e taksës ndaj mallrave të Serbisë që “ka për qëllim frikësimin dhe dëbimin e të gjithë serbëve nga Kosova”.

"Sërish themi se për ne çështja e Kosovës, ndër të tjera, është çështje e ekzistencës së popullit, klerit, murgjve, e shenjtoreve tona të lashta, pa të cilat nuk do të ishim këta që jemi”, citon n1 të ketë thënë Irinej.