Maqedonia në NATO, Bullgaria dhe Shqipëria janë pro
(last modified Thu, 31 Jan 2019 15:58:03 GMT )
Janar 31, 2019 16:58 Europe/Tirane
  • Maqedonia në NATO, Bullgaria dhe Shqipëria janë pro

NATO-ja miratoi protokollin e pranimit për Maqedoninë e Veriut, disa ditë pasi ish-republika jugosllave dhe Greqia sheshuan mosmarrëveshjet për çështjen e emrit.

Një burim i tha agjencisë Bloomberg, se heqja e pengesave nga Greqia i ka dhënë dorë të lirë sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg që t’u dërgojë të hënën protokollin e pranimit për Republikën e Maqedonisë së Veriut ambasadorëve të aleancës në Bruksel. Pas kësaj, qeveria e Bullgarisë u bë vendi i parë anëtar i NATO-s që e miratoi projekt-protokollin. Pasi ambasadorët e vendeve anëtare ta nënshkruajnë protokollin e pranimit, ai do të duhet të miratohet në Parlamentet kombëtare. Pritet që Greqia të jetë vendi i parë që do ta ratifikojë. Një zyrtar i NATO-s i konfirmoi agjencisë Bloomberg se “dita e nënshkrimit të Protokollit të Pranimit do të përcaktohet në vijim. Ndërkohë, për ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, nënshkrimi i protokollit të anëtarësimit nga 29 vendet anëtare është çështje ditësh. “Ne ende nuk kemi një datë të saktë, por presim që kjo të ndodhë javën e ardhshme. Më pas procesi do të kthehet menjëherë në parlamentin e Greqisë dhe do të jetë çështje ditësh derisa të mbyllet një epoke e tërë mosmarrëveshjesh. Hyrja në fuqi e “Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimeve kushtetuese krijojnë një shans të madh për vendin,” tha Dimitrov. Pjesëmarrja e Maqedonisë Veriore në NATO konsiderohet një tjetër goditje për Rusinë, që sipas agjencisë Bloomberg, ka luftuar për të rritur ndikimin në Ballkan, duke mbajtjen hapur konfliktet më të përgjakshme të Europës që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

 

Tags