Alarm për sulme terroriste, 20 të arrestuar në Maqedoninë e Veriut
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i85771-alarm_për_sulme_terroriste_20_të_arrestuar_në_maqedoninë_e_veriut
Policia maqedonase gjatë orëve të fundit ka arrestuar rreth 20 veta, nëpër disa qytete të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohen si terroristë dhe pjesëtarë të ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 16, 2019 15:48 Europe/Tirane
  • Alarm për sulme terroriste, 20 të arrestuar në Maqedoninë e Veriut

Policia maqedonase gjatë orëve të fundit ka arrestuar rreth 20 veta, nëpër disa qytete të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohen si terroristë dhe pjesëtarë të ISIS.

Të arrestuarve iu është komunikuar masa e paraburgimit. Ministria Punëve të Brendshme e Maqedonisë Veriore nuk ka dhënë detaje për ndërhyrjen. Aksioni është zhvilluar gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës në disa qytete, ndërsa janë konfiskuar edhe sasi armatimi. MPB mbrëmë vonë doli me komunikatë përmes së cilës ka theksuar se ka parandaluar një sulm terrorist të grupeve radikale përkrahëse të ISIS, paraprakisht këto informacione i ka shkëmbyer me shërbimet inteligjente të një vendi partner.