Pesë maji shpallet Dita e Gjuhës Maqedonase
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i87249-pesë_maji_shpallet_dita_e_gjuhës_maqedonase
Në seancën e sotme, Qeveria miratoi vendimin që 5 maji të shpallet Dita e gjuhës Maqedonase si një festë e karakterit të punës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 16, 2019 20:55 Europe/Tirane
  • Pesë maji shpallet Dita e Gjuhës Maqedonase

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi vendimin që 5 maji të shpallet Dita e gjuhës Maqedonase si një festë e karakterit të punës.

Vendimi për të festuar këtë datë si Dita e gjuhës maqedonase është për nder të vendimi të Qeverisë Federale të Maqedonisë e cila ka miratuar alfabetin e gjuhës maqedonase më 5 maj 1945 si shkrim zyrtare, ndërsa pas dy muajve Ministria e Arsimit e ka legalizuar atë, drejtshkrimi i parë që kodifikon gjuhën maqedonase, informojnë nga Qeveria. Qeveria gjithashtu me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes e rishikoi dhe miratoi informacionin për zbatimin e ushtrimeve ushtarake “Goditja vendimtare” të Ushtrisë dhe Komandës së US EUCOM, e cila përfshin pjesëmarrjen e forcave të armatosura të huaja në territorin e vendit tonë. Për këtë arsye, Qeveria miratoi vendimin për hyrjen dhe qëndrimin e pjesëtarëve të forcave të huaja të armatosura në territorin e vendit me qëllim të kryerjes së ushtrimeve “Goditja vendimtare”, e cili në disa faza do të zhvillohet nga 20 maj deri më 15 korrik të këtij viti.