Ministria e Mbrojtjes bën vlerësimin e dëmit nga tërmeti në Korçë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i88431-ministria_e_mbrojtjes_bën_vlerësimin_e_dëmit_nga_tërmeti_në_korçë
Ministria e Mbrojtjes ka vlerësuar dëmet në zonën e Korçës, pas tërmetit të fuqishëm që tronditi korçarët ditën e djeshme, pasojë e së cilit u detyruan të kalonin natën në çadra, ndërsa disa persona morën ndihmë edhe në spital.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 02, 2019 08:20 Europe/Tirane
  • Ministria e Mbrojtjes bën vlerësimin e dëmit nga tërmeti në Korçë

Ministria e Mbrojtjes ka vlerësuar dëmet në zonën e Korçës, pas tërmetit të fuqishëm që tronditi korçarët ditën e djeshme, pasojë e së cilit u detyruan të kalonin natën në çadra, ndërsa disa persona morën ndihmë edhe në spital.

Në njoftim Ministria e Mbrojtjes bën me dije se “janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara.

230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura nga EC dhe FA: 160 në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafzës. Në Floq funksionon shërbimi shëndetësor 24 orë. 

Gjithashtu banorët janë furnizuar me ushqime dhe ujë, janë siguruar zonat e prekura me forca policore dhe deri më tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmetet, 7 prej të cilave të riparuara.”